image Këshilli i Arsimtarëve të shkollës në Prishtinë ankohet për drejtoreshën: Ka sjellje diktatoriale

Kosovë

Arsim/ Këshilli i Arsimtarëve të shkollës në Prishtinë ankohet për drejtoreshën: Ka sjellje diktatoriale

news image

Këshilli i Arsimtarëve të shkollës Fillore të Mesme e Ulët në Prishtinë, “Naim Frashëri”, i ka drejtuar një ankesë Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, ndaj drejtoreshës së kësaj shkolle, Shqipe Vllasalihu.

Në ankesën e siguruar nga Gazeta Sinjali, drejtoresha e kësaj shkolle akuzohet për jo bashkëpunim të mjaftueshëm me strukturat e shkollës. Në ankesë thuhet se ajo ka një sjellje jo korrekte ndaj personelit mësimor dhe punëtorëve të tjerë të shkollës.

“Drejtoresha nuk ka një metodë të drejtë dhe kulturë komunikimi me personelin mësimor atëherë kur ajo na thërret në biseda “informative” veç e veç duke na marrë në pyetje në një formë të pakëndshme”, thuhet në ankesë.

Në ankesën e siguruar nga Gazeta Sinjali, drejtoresha e kësaj shkolle akuzohet edhe për sjellje diktatoriale që sipas tyre merr në pyetje çdo mësimdhënës në pyetje veç e veç.

“Znj. Shqipe Vllasaliu Mehmeti ka mungesë të përvojës menaxheriale, është shumë e qartë,, por ajo ka edhe sjellje shumë diktatoriale apo më mirë themi ‘polici’ që merr në pyetje secilin mësimdhënës veç e veç”, thuhet në ankesë.

Më tutje thuhet po ashtu se drejtoresha fotografon mësimdhënësit gjatë pushimeve pa dijeninë e tyre.

Më poshtë gjeni ankesën e plotë: