image Këshillat e ish-ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit, për menaxhimin e situatës me koronavirus

Shëndetësi

Këshillat e ish-ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismailit, për menaxhimin e situatës me koronavirus

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive.

Ismaili tha se kjo shifër është e frikshme dhe se situata në Infektivë është duke u rënduar.

Tutje, Ismaili ka kërkuara nga Qeveria Hoti që pandemia të trajtohet seriozisht.

“Është urgjente që pandemia të trajtohet seriozisht nga Qeveria Hoti. Marrë parasysh situatën e re, vdekjet e fundit dhe rritjen e numrave, duhet sa më shpejtë të rishikohen masat dhe të nisin veprime konkrete për ta ndalur këtë gjendje të rëndë dhe për ta parandaluar përkeqësimin e mëtejmë të saj”, ka shkruar Ismaili.

https://www.facebook.com/uismaili/posts/646952219236009