image Këshilla si të shpëtoni nga alergjitë e stinës

Këshilla

Këshilla si të shpëtoni nga alergjitë e stinës

news image

Stina e pranverës shoqërohet gjithmonë me shpërthim të alergjive.

Ndryshimi i temperaturave dhe çelja e bimëve, krijojnë një atmosferë “armiqësore” për të gjithë personat që vuajnë nga alergjitë e stinës.

Pranvera shoqërohet me alergjitë që lidhen me bimët dhe polenet e tyre. Në mometin e çeljes së bimëve çlirohen polenet e tyre. Ato janë shumë të vogla sa era mund t’i shpërndajë deri në 50 kilometra. Gjatë procesit të frymëmarrjes, polenat e bimëve futen në organizmin e njerëzve. Sistemi imunitar i individit vlerëson polenin apo organizmin që hyn dhe e klasifikon si ‘armik’ të tij dhe këtu fillon një ‘luftë’ mes trupit dhe polenit.

Efektet e kësaj ‘lufte’ janë zakonisht simptomat e alergjisë si: teshtimat, kruajtja e syve, djegje fyti, hundë etj. Nëse keni një gjendje më të acaruar, mund të shoqërohet me kollë e deri në astmë.

Por ka disa mënyra shumë efikase që lehtësojnë efektet e alergjisë:

Evitoni qëndrimin në ambiente me shumë pemë ose aty ku pritet bari,

Mbani syze,

Mbani kapele ose lani kokën çdo mbrëmje,

Mos i mbani në ambientin ku qëndroni rrobat që keni veshur gjatë ditës dhe

Mbani maskë mjeku.