image Këshilla sesi të kujdeseni për lëkurën gjatë vjeshtës

Këshilla

Këshilla sesi të kujdeseni për lëkurën gjatë vjeshtës

news image

Ndyshimet e temperaturave nga i nxehti në të ftohtë apo anasjelltas bën që lëkurës t’i duhet më shumë punë për t’u hidratuar e për t’u rigjeneruar.

Në këtë pikë nuk do të ishte aspak keq nëse do t’i jepnit asaj pak ndihmë me metoda natyrale. Në këtë artikull ju tregojmë se si ta përgatisni fytyrën tuaj për të pritur stinën e vjeshtës sa më shëndetshëm e pa humbur elasticitetin.

Trajtimet e duhura


Ju duhet të ndiqni vetëm disa hapa të cilat duke i bërë pjesë të rutinës tuaj do ju ndyshojnë fytyrën.

Rigjenerimi


Gjatë kësaj kohe merrni parasysh trajtimet të cilat e zhveshin fytyrën nga çdo shtresë dhe papastërti e marrë gjatë verës. Më pas lëreni të rigjenerohet ngadalë për disa javë. Kjo periudhë është ideale edhe për ata që duan të nisin trajtimet me lazer për fytyrën kundër shenjave dhe papastërtive.

Pastrimi i thellë


Ky proces ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës që ndodhen në sipërfaqen e jashtme të saj. Mjafton të merrni pak sheqer dhe vaj e të fërkoni me këtë përzierje lëkurën tuaj.

Hidratimi


Pasi të bëni dush, pastrimi i fytyrës dhe hodratimi i saj është gjithnjë i nevojshëm. Aplikoni menjëherë mbi lëkurë një krem mbrojtës e hidratues për rezulatate sa më të zgjatura.

Trajtimet me avull


Jo vetëm pasi bëni dush, por edhe gjatë ditëve të zakonshme sigurohuni që të bëni herë pas here trajtime me avull për fytyrën tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë që të rifitoni hidratimin dhe lagështinë e duhur. Gjithashtu kujdesuni të përdorni pastrues apo sapunë jo shumë të ashpër mbi lëkurë në mënyrë që të mos shkatërroni balancën e yndyrës në të. E rëndësishme është që të mbroheni nga rrezet e dëmshme të diellit edhe gjatë kësaj periudhe me krem mbrojtës 50 SPF. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e lëkurës apo aknet merrni trajtimin e duhur tek një mjek specialist. /Gazeta Sinjali/