Për shkak të temperaturave të larta, që janë paralajmëruar për periudhën e ardhshme drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të veçantë.
Në Kosovë dhe rajon, sipas meteorologëve, temperaturat pritet të shkojnë mbi 30 gradë celcius, gjë e cila mund të sjellë vështirësi për shumë njerëz, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, shkruan Gazeta Sinjali.
Sezoni i festave ka filluar dhe është koha për të udhëtuar.
Numër më i madh automjetesh, priten këtë verë, gjë e cila vështirëson komunikacionin dhe qarkullimin.
Andaj, drejtuesit e mjeteve këshillohen që:
– Nuk duhet të hipni në një makinë që qëndronte në diell para se ta ajrosni.
– Kondicioneri duhet të mundësojë që temperatura e brendshme të jetë pesë deri në shtatë gradë më e ulët se ajo e jashtme.
– Bëni pushime të shpeshta gjatë vozitjes, çdo 15 orë një pushim prej 15 minutash.
– Pini shumë lëngje.
– Mos e lini kurrë një fëmijë në një automjet të parkuar në diell. Fëmijët janë të ndjeshëm ndaj temperaturave ekstreme, kështu që ata mund të mbinxehen tre deri në pesë herë më shpejt se të rriturit.