image Këshilla për mbrojtje nga gripi i cili ka prekur popullatën në vendin tonë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15002

Të shëruar

12451

Të vdekur

614

Këshillë/ Këshilla për mbrojtje nga gripi i cili ka prekur popullatën në vendin tonë

news image

Jemi në sezonin e gripit dhe kërkohet që të merren masa që të mbrohemi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar disa këshilla që ju të mbroni veten dhe të tjerët.

Si të mbroni veten dhe të tjerët:

• Të vaksinohen të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjet dhe personat me sëmundje kronike në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare

• Të reduktohet numri i vizitave të familjarëve tek personat të hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale)

• Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz

• Nëse keni shenja te gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore

• Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve

• Mbuloni hundën dhe gojën me fasuletë në rast të kollës apo teshtitjes.

• Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara

• Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi

• Shmangni përqafimin, puthjen dhe shtrëngimin e duarve kur përshëndeteni

• Hidhni fasuletën në vendin e duhur menjëherë pas përdorimit

• Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni

• Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: