image Këshilla/Çfarë duhet bërë çdo mëngjes para orës 10:00

Këshilla

Këshilla/Çfarë duhet bërë çdo mëngjes para orës 10:00

news image

Kur zgjohemi herët dita është më e gjatë dhe kemi kohë në dispozicion për të bërë më shumë gjëra.

Këto janë disa aktivitete që mund të bëni për ta shfrytëzuar në maksimum ditën tuaj.

Mundësitë janë të shumta, dikush për shembull mund të zgjedh të meditojë për të qetësuar trupin dhe shpirtin, dhe për të riorganizuar sistemin qendror nervor. Bëni një pauzë të vogël sapo të zgjoheni, para se të rrëmbeni filxhanin e kafes. Kështu do të çliroheni nga energjitë negative, shkruan EO.

Shmangni me çdo kusht smartphone-nin. Që të mos jetë gjëja e parë që kontrolloni në mëngjes, jepini prioritet kohës tuaj, pa shpërqendrime. Hapësira personale duhet mbrojtur, është një moment reflektimi, mendimi, një fluks i ndërgjegjësimit. Një zakon i mirë mëngjesi është edhe dushi. Më mirë sesa në darkë, dushi i mëngjesit jo vetëm që ju ndihmon të zgjoheni, por duke shtuar dhe vajra esencial në vaskë ju stimuloni nivelin e përqendrimit.

Mes gjërave të mira që mund të bëni në mëngjes është dhe leximi. Jo vetëm libra, vlen dhe një artikull, 10 minuta që vën në lëvizje trurin tuaj. Duhen disa këshilla për ta nisur ditën mbarë. E rëndësishme është, nëse keni mundësi, të kaloni kohë dhe të lidheni me të tjerët: familjen, miqtë, fëmijët. Disa fytyra të qeshura sigurisht do t’ju zbukurojnë ditën. Lumturia është e lidhur me shëndetin, ja përse njerëzit me të cilët jetojmë dhe kemi raporte duhet të jenë sa më pozitivë. Nëse nuk ndodhen pranë jush, dërgoni një mesazh apo telefonojini, më mirë akoma ftojini për një kafe në pushimin e drekës. Kjo ju ndihmon që dhe ju të jeni pozitivë.

Një ushtrim i mirë që mund të bëni herët në mëngjes është praktikimi i mirënjohjes. Nuk do të ishte keq ta nisni ditën me falënderime, ndoshta duke shkruar të zezën mbi të bardhë, pra gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës. Kjo është një praktikë që stimulon nxitjen e hormoneve të mirëqenies. Gjithashtu mirënjohja pengon frikën dhe stresin, dhe redukton prodhimin e kortizolit.

Ka nga ata që zgjedhin të bëjnë një sport, ideale kjo për shëndetin e mendjes dhe organizmit. Kështu stimulohen neurotransmetuesit e trurit dhe ky i fundit ruan “freskinë” dhe rininë. Shumica e njerëzve presin orën për të ngrënë mëngjesin, por ky është një vakt pak i vonuar. Nuk është të konsumoni diçka edhe direkt pas zgjimit, në varësi të aktiviteteve që ju presin para. Nevoja më e madhe është ajo e hidratimit, të pish kur ke etje është shumë vonë. Gjithsecili nga ne duhet minimum të pijë 2 litra me ujë gjatë ditës, duke filluar që nga mëngjesi.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, kujdesuni për ambientin tuaj të punës. Nuk po ju themi të pastroni të gjithë cepat e zyrës, por të paktën sistemoni tavolinën tuaj të punës. Një punë jo shumë impenjuese që i dërgon një mesazh të qartë trurit, nëse tavolina është e pastër, e organizuar edhe motivimi juaj do të jetë më i madh në momentin që do të nisni punën. Çdo mëngjes është një fillim i ri, me shumë hapësirë për kreativitetin.

/Gazeta Sinjali/