image Kërkohet paraburgimi i 7 të dyshuarve në rastin e 400 kg kokainë

Drejtësi

Kërkohet paraburgimi i 7 të dyshuarve në rastin e 400 kg kokainë

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 7 personave të ndaluar dje gjatë aksionit, i cili rezultoi me sekuestrimin e 400 kg kokainë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të kësaj prokurorie.

Specialja bën të ditur se kjo kërkesë është bërë për shkak të dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të  KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/