image Kërkohet paraburgimi i 5 anëtarëve të familjes Kelmendi, të dyshuar për sulmin ndaj dy zyrtarëve policorë në Fushë Kosovë

Drejtësi

Kërkohet paraburgimi i 5 anëtarëve të familjes Kelmendi, të dyshuar për sulmin ndaj dy zyrtarëve policorë në Fushë Kosovë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve pesë anëtarëve të familjes Kelmendi të dyshuar për sulmin ndaj dy zyrtarëve policorë, vepër e cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”, raporton Gazeta Sinjali.

G.K., A.K., F.K., B.K., dhe Sh.K dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ” vrasje e rëndë në tentativë”, ndaj zyrtarëve policorë Enis Rexhepi dhe Nexhmedin Grajqevci.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh. 

Gazeta Sinjali raportoi se pjesëtarët e familjes Kelmendi dyshohet se kanë sulmuar me shufra hekuri dy zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës së tyre zyrtare.

Si rezultat i këtij sulmi dhe dhunës së përdorur ndaj tyre, dyshohet se zyrtari policor, Nexhmedin Grajqevci, për ta zmbrapsur sulmin e atëçastshëm dhe të paprovokuar nga ana e policisë, si dhe për të mbrojtur veten dhe kolegun e tij, mësohet se u detyrua që të përdorte edhe armën e tij të zjarrit, me ç’rast nga shkrepja e armës dyshohet se u plagosën Ardit Kelmendi dhe një kalimtar rasti./Gazeta Sinjali/