image Ekskluzive: Këta janë dy policët që u sulmuan për shkak të detyrës zyrtare sot në Fushë Kosovë - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Ekskluzive: Këta janë dy policët që u sulmuan për shkak të detyrës zyrtare sot në Fushë Kosovë

news image

Dy zyrtarë policorë nga stacioni policor i Fushë Kosovës, përderisa ishin në kryerje të detyrës, dyshohet se u sulmuan me shufra hekuri nga disa anëtarë të familjes Kelmendi, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se zyrtarët policorë të cilët sot ishin cak i sulmit për shkak të detyrës zyrtare janë Enis Rexhepi dhe Nexhmedin Grajqevci.

Enis Rexhepi
Nexhmedin Grajqevci

Si rezultat i këtij sulmi dhe dhunës së përdorur ndaj tyre, dyshohet se zyrtari policor, Nexhmedin Grajqevci, për ta zmbrapsur sulmin e atëçastshëm dhe të paprovokuar nga ana e policisë, si dhe për të mbrojtur veten dhe kolegun e tij, mësohet se u detyrua që të përdorte edhe armën e tij të zjarrit, me ç’rast nga shkrepja e armës dyshohet se u plagosën Ardit Kelmendi dhe një kalimtar rasti.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pesë anëtarët e familjes Kelmendi, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në përleshjen me policinë, janë arrestuar./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin