image Kërkohet nga shumë klube, Dumfries pranë akordimit me Interin

Futboll

Kërkohet nga shumë klube, Dumfries pranë akordimit me Interin

news image

Simone Inzaghi po pret zëvendësuesin e Achraf Hakimit dhe drejtuesit e Interit kanë nisur nga puna për të siguruar shërbimet e Denzel Dumfries.

25-vjeçari po bën mirë prej tre vitesh te PSV dhe kjo verë shihet si e duhura për të provuar një aventurë jashtë Eredivisie.

Mbrojtësi i djathtë zhvilloi një Evropian shumë pozitiv në rrafshin personal me kombëtaren tulipane, me të cilën numëron 23 ndeshje dhe dy gola.

Gazetari Alfredo Pedulla raporton se, pavarësisht ofertave të shumta, Dumfries e ka ndarë mendjen dhe dëshiron transferimin tek Interi.

Drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë nisur bisedimet me Mino Raiolën, agjentin e lojtarit holandez, ndërsa PSV kërkon 20 milion euro për kartonin e tij.  /GazetaSinjaliSporti/