image Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e Bashkim Fazliut që u aksidentua në Podujevë

Sociale

Kërkohet ndihmë urgjente për shërimin e Bashkim Fazliut që u aksidentua në Podujevë

news image

Bashim Fazliu i cili u aksidentuar me traktor në Brecë të Podujevës është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Sinjali.

Për të shpëtuar nga rreziku për jetë, Bashkimi ka nevojë të operohet në boshtin kurrizor dhe palcën kurrizore jashtë vendit.

Operimi i tij kushton rreth 100 mijë euro dhe familja e tij e ka të pamundur të sigurojë një shumë të tillë.

Andaj, familja e Bashkimit apelon te të gjithë ata që kanë mundësi, të ndihmojnë atë në numrin e xhirollogarisë bankare, të paraqitur më poshtë.

TEB BANK,

Emri: Hajdin Fazliu

IBAN: XK05 2011 0000 8040 9936

Nëse nuk sigurohen paratë për ta dërguar për operim jashtë vendit, jeta e Bashkimit është në rrezik.

Si pasojë e aksidentit në të cilin u lënduar Bashkim Fazliu, ka ndërruar jetë nipi i tij 14-vjeçar, Gentian Fazliu./Gazeta Sinjali/