image Kërkohen dy shqiptarë në Itali për sulm terrorist

Botë

Policia/ Kërkohen dy shqiptarë në Itali për sulm terrorist

news image

Policia italiane janë duke zhvilluar kërkime për gjetjen e dy personave shqiptarë Bardhyl Hoxha e Bujar Hysa të dyshuar si persona të rrezikshëm për sigurinë kombëtare për të cilët pretendohet se po përgatisnin një atentat terrorist në Itali të ngjashëm me atë në teatrint  Bataclan në Francë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilët kanë zbardhur një dokument “Top secret” të forcave të antiterrozimit të cilët janë vënë në kërkim në të gjithë territorin italian të dy shqiptarëve të dyshuar si terroristë.

Bardhyl Hoxha njihet me pseudonimet Battar Nabiyula ose Maximilian Defilad, ndërsa për shtetasin Byjar Hysa nuk dihet mosha e saktë, i cili dyshohet të jetë nga 40-48 vjeç.

Hetimet e investigatorëve italianë kanë zbardhur planin e tyre terrorist për një atentat të ngjashëm me atë në Teatrin Bataclan në Francë. /GazetaSinjali/