image Kërkohej për pjesëmarrje në grupe terroriste, prangoset 45-vjeçari në Ferizaj

Drejtësi

Kërkohej për pjesëmarrje në grupe terroriste, prangoset 45-vjeçari në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës – Rajoni Ferizaj, sot rreth orës 6:00 në mëngjes, ka arrestuar të kërkuarin, me inicialet B.H., ngase i njëjti dyshohet për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste”.

I njëjti, sipas Policisë, ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, me dënim prej 2 vite e 5 muaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Ndryshe, Policia zotohet se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

/GazetaSinjali/