Një person është arrestuar sot rreth orës 15:00 në shtëpinë e tij në fshatin Ratishë të Deçanit, për shkak se ndaj tij ishin dy urdhëresa të lëshuara nga Gjykata e Pejës.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se që të dy urdhëresat ishin lëshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimin në Prishtinë, në kohë prej 18 muajsh.