image Kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, kapet në Ferizaj shtetasi maqedon

Siguri

Kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, kapet në Ferizaj shtetasi maqedon

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj personin me inicialet Zh.Zh, shtetas maqedon, i  kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për veprat penale “Tentim vrasje në bashkëpunim”, “Fajde”, “Armëmbajtje pa leje municion dhe eksploziv”, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimi është kryer nga njësia Fast –ILECU në bashkëpunim me njësinë për reagimin e shpejtë në Ferizaj.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka njoftuar se lidhur me rastin po vazhdojnë procedurat e parapara ligjore.

“Lidhur me personin e dyshuar tanimë të arrestuar, i cili dyshohet se ka masë dënimi për disa vite,  janë duke vazhduar procedurat e prapara ligjore”, ka thënë ai për Sinjali.

/Gazeta Sinjali/