image Kërcet ‘stupci’ në Drejë të Istogut: Katër persona rrahin brutalisht gjashtë të tjerë, dërgohen në spital

Siguri

Kërcet ‘stupci’ në Drejë të Istogut: Katër persona rrahin brutalisht gjashtë të tjerë, dërgohen në spital

news image

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Drejë të Istogut, ku dhjetë persona janë përfshirë në një rrahje.

Sinjali mëson se gjashtë persona dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga katër të tjerë dhe si pasojë e kësaj kanë marrë lëndime trupore.

Shkaku i lëndimeve ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog e më pas janë transferuar në Emergjencën e Spitalit në Pejë

Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të arrestuar të dyshuarit.

Katër të dyshuarit fillimisht ishin arratisur nga vendi i ngjarjes, por me pas janë dorëzuar në stacion policor, ku janë intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që tre prej te dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/