image Kërcet grushti në stacionin e autobusëve në Zubin Potok, burri i dehur e bën për spital një person

Siguri

Kërcet grushti në stacionin e autobusëve në Zubin Potok, burri i dehur e bën për spital një person

news image

Përleshjet fizike në të cilat përfshihen qytetarët janë të shpeshta në vendin tonë. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike, raporton Gazeta Sinjali.

Veprimet e dhunshme të tyre shpesh herë nxiten edhe nga përdorimi i tepërt i alkoolit, i cili bën që të mos jenë përgjegjës për veprimet e veta. Së fundi një person në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar një person tjetër në stacionin e autobusëve në Zubin Potok.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasdite, e që më pas viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke rrëfyer se si ka ndodhur rasti.

Sipas tij, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte në fytyrë dhe kështu duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku i është nënshtruar edhe testit për alkool e në të cilin ka rezultuar në gjendje të dehur.

Rasti është proceduar për veprën penale kundërvajtëse sjellje arrogante, në bazë të ligjit për rendin dhe qetësinë publike.

/GazetaSinjali/