image Kërcet grushti në një familje në Lipjan, kunatat bëhen llom mes vete – përfundojnë në pranga

Siguri

Kërcet grushti në një familje në Lipjan, kunatat bëhen llom mes vete – përfundojnë në pranga

news image

Ndër telashet më të shpeshta në familjet kosovare, janë ato ku përfshihen kunatat. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të shara e kërcënime, por në shumë raste eskalojnë edhe në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku dy kunata janë rrahur mes vete pas një konflikti verbal.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si pasojë e dhunës, dy të dyshuarat kanë pësuar lëndime trupore, për çka edhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Si rezultat i denoncimit të rastit në Polici, 26 dhe 20-vjeçarja kanë përfunduar në pranga dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarave t’u caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe të njëjtat do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/