image Kërcet grushti midis rrugës në Prizren: Burra e gra përfshihen në përleshje fizike - VIDEO

Siguri

Kërcet grushti midis rrugës në Prizren: Burra e gra përfshihen në përleshje fizike – VIDEO

news image

Mosmarrëveshjet që përfundojnë me sulme fizike ndaj njëri-tjetrit mes qytetarëve janë të shpeshta. Sinjali ka raportuar vazhdimisht për raste të tilla në bazë të informacioneve nga sinjalizuesit dhe njoftimeve të Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prizren – Landovicë, ku dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se dy persona kapen keq mes vete dhe disa të tjerë tentojnë t’i ndajnë ata dhe të vënë situatën nën kontroll.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se Policia ka shoqëruar në stacion dy të dyshuarit dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

“Ka qenë një rast ku pas një mosmarrëveshjeje dy qytetarë  janë përleshë, një qytetar ka sulmu me grusht palën tjetër edhe Policia ka shku, është hap rast për ‘Lëndim të lehtë trupor’, palët janë intervistu dhe janë liru në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/