image Kërcënon me armë vëllain në Skenderaj

Siguri

Kërcënon me armë vëllain në Skenderaj

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë në Skenderaj, si i dyshuar për dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëjnë me dije burimet e Sinjalit, i dyshuari e kishte kërcënuar me armë vëllain e tij.

Nga i dyshuari policia ka konfiskuar një armë, njoftojnë të njëjtat burime.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orëve të mbrëmjes.

/GazetaSinjali/