image Kërcënojnë pronarin e një lokali që refuzoi t'u shërbente, dy gjakovarë dërgohen në ndalim policor

Kosovë

Siguri/ Kërcënojnë pronarin e një lokali që refuzoi t’u shërbente, dy gjakovarë dërgohen në ndalim policor

news image

Dy persona kanë kanosur me fjalë pronarin e një lokali që ndodhet afër stacionit të policisë në Gjakovë, i cili kishte refuzuar t’i shërbente me ushqim, sot rreth orës 17:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Nusret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Gjurkaj tha se dy të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe tani ndodhen në ndalim policor.

“Dy persona kanë dashur të porosisin ushqim në një lokal, por pronari ka refuzuar t’u shërbente, kështu që ata e kanë sulmuar. Nuk ka qenë rrahje, më shumë ka qenë fjalosje. Nuk ka pas rrahje, policia ka qenë afër, i ka shoqëru në stacion policor. Rasti është në procedurë. Dy të arrestuarit janë në ndalim policior”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës./Gazeta Sinjali/