Dhuna në familje po vazhdon të mbetet problem serioz dhe i vazhdueshëm në Kosovë. Përveç grave që në shumicën e rasteve janë viktima, edhe familjarët e tjerë pësojnë nga rastet e tilla.
Për një rast të dhunës në familje, më 11 mars, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, i njëjti kishte ushtruar dhunë duke i kanosur dhe fyer anëtarët e familjes së tij.
Burimet e njëjta thonë se i dyshuari përveç dhunës ndaj familjarëve, kishte dëmtuar dhe thyer edhe orenditë e shtëpisë.
Rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën “Faik Rexha” në Ferizaj.