Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “shantazh”, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se i arrestuari dyshohet se ka kërcënuar dhe shantazhuar në vazhdimësi një grua në Graçanicë.
Denoncimi kundër tij është bërë në polici më 13 mars të këtij viti.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/