image Kërcënohet me plumb gjyqtari Ragip Kadriu
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Kanosje/ Kërcënohet me plumb gjyqtari Ragip Kadriu

news image

Një person është arrestuar për kanosjen e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ragip Kadriu, mëson Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës.

I dyshuari me inicialet B. M (emër i njohur për redaksinë), kishte kërcënuar gjyqtarin Kadriu përmes pjestarit të sigurimit të objektit të Gjykatës pasi nuk ishte lejuar që të kontaktojë me gjyqtarin lidhur me një vendim gjyqësor.

Kërcënuesi 52-vjeçar me këtë rast kishte paralajmëruar se do t’i qëronte hesapet me plumb me gjyqtarin.

“Unë do ta kryej këtë çështje me plumb se kush është ai që më dëmton mua në këtë masë”, ka deklaruar i dyshuari B.M.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe me rastin është duke u marr Njësiti i Hetimeve Rajonale. /Gazeta Sinjali/