COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

Sport/ E ofendoi Albin Kurtin, ky është arsyetimi i gjyqtarit kosovar

news image

Mbrëmë u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë, ndërsa gjyqtari kosovar, Qendrim Vata bëri një postim befasues duke e fyer Albin Kurtin.

Komisioni i Gjyqtarëve në bazë të kodeksit të mirësjelljes për të gjithë anëtarët e FFK-së, e ku janë të përfshirë edhe gjyqtarët, ka vendosur masën e pezullimit për gjyqtarin Qendrim Vata, për shkak të deklaratës së tij në rrjetet sociale, me ç’rast ka bërë ofendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndërsa, në lidhje me këtë, gjyqtari Vata bëri edhe një reagim ku tha se llogaria e tij ishte hakuar dhe se ai nuk e ka shkruar këtë.

Ky është postimi i tij:

Pershendetje te gjitheve

E di se po shkruaj ne keto ore te vona por jam i shtyer pasiqe jam i shokuar me sulmin i cili mu be pikerisht mua Qëndrim Vata nga disa persona te papergjegjshem duke marrur nen kontrolle llogarine time aktuale ne Facebook dhe duke postuar foto te cilat bien ndesh me etiken dhe sjelljet e mia krahas atyre personave ku ky postim mund te sjelle pasoja ne te ardhmen time si refer ku synimet e mija jane arritjet sa me te larta me tutje.Une i demantoj te gjitha lidhjet e mia me ndonje parti politike e ne veçanti anti-Vetevendosje pasiqe jam person i sportit dhe nuk me takon ne kompetencat e mija te flas rreth situatave aktuale ne politike dhe ndihem tejet i indinjuar me kete ndodhi e cila mu paraqite sonte…Ju kerkoj falje te gjithe personave te cilet jane “prekur” nga ai postim por ju i postuar nga ana ime dhe shume e me shume kerkoj falje FFK-se dhe Shoqates se Refereve te Kosoves.

Me respekt,Qëndrim Vata

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: