image Kërcënohet me jetë kryetari i Vushtrrisë, thotë se nënkryetari i PDK-së duhet të tregojë se çfarë ka biseduar me kërcënuesin

Kosovë

Detaje/ Kërcënohet me jetë kryetari i Vushtrrisë, thotë se nënkryetari i PDK-së duhet të tregojë se çfarë ka biseduar me kërcënuesin

news image

Kryetari i qytetit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri është kërcënuar me jetë përmes dy mesazheve në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar vetë Tahiri, i cili tha se rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës.

“Po kam pranuar mesazhe kërcënuese nga dy llogari në Facebook. Rastin e kam lajmëruar në Policinë e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri thotë se njëri nga kërcënuesit ka biseduar me nënkryetarin e PDK-së në Vushtrri dhe ai duhet të tregojë se çfarë ka biseduar me të.

“Është nënkryetari i PDK-së, ai që duhet të tregojë se çka ka biseduar me këtë person”, tha Tahiri.

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografinë e kërcënuesit, i cili i thotë se “Pa t’vra s’kam me lanë. Ki me shku si qeni n’rrush” .

Tahiri beson se organet e rendit do ta zbardhin këtë rast./Gazeta Sinjali/