image Burri bën llom gruan për shkak të xhelozisë, i shpëton burgut - Sinjali

Burri bën llom gruan për shkak të xhelozisë, i shpëton burgut

news image

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Në orët e para të mëngjesit në fshatin Bresje të Fushë Kosovës është shënuar një rast i dhunës në familje, ku një grua është ankuar se bashkëshorti i saj, për shkak të xhelozisë ka përdorur dhunë fizike dhe psiqike, në mënyrë sistematike ndaj saj.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është kapur për fyti dhe pastaj ka pësuar goditje nga bashkëshorti i saj, si pasojë e të cilave ka shenja të dukshme të dhunës dhe për t’i kuruar këto, ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Me të pranuar informacionin nga viktima, Sinjali mëson se njësitet e Policisë janë vënë në kërkim të të dyshuarit, mirëpo nuk e kanë lokalizuar ende të njëjtin.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori dhe me urdhër të tij rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin