Një granatë dore është gjetur sot në rrugën “Tahir Zema” në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka shtuar se nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet se personi i arrestuar e kishte kanosur me granatë një person tjetër.
“Me datë 25.11.2020 rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një kanosje me granatë dore të ndodhur në rrugën “Tahir Zema” në Bresje të Fushë Kosovës. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në të dyshuarin me granatën e dorës”, ka thënë Borovci.
Tutje, Borovci ka bërë të ditur se granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar.
“Nga intervenimi policor janë parandaluar pasojat e mundshme në këtë rast pasi që në bazë të informatave fillestare dyshohet që ky i dyshuar ka kanosur me granatën në fjalë një person tjetër. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë, përderisa granata është tërhequr në mënyrë të kontrolluar nga ana e njësisë së specializuar për menaxhimin me mjete shpërthyese”, ka thënë Borovci./Gazeta Sinjali/