Policët e Kosovës çdo ditë e më shumë janë duke u sulmuar, kërcënuar dhe ofenduar raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur në fshatin Stanovc i Ulët në Vushtrri, ku një zyrtarë policor pas një mosmarrëveshje në trafik është kërcënuar me armë dhe është fyer.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se polici ka qenë jashtë detyrës dhe në rroba civile.
Gjithashtu Sinjali merr vesh se në lidhje me këtë rast është kontaktuar edhe prokurori kujdestar.