image Kërcënohet drejtoresha e Financave në Mitrovicë: “Ka me kall komunën, keni me ma pa sherrin ti e kryetari"

Siguri

Kërcënohet drejtoresha e Financave në Mitrovicë: “Ka me kall komunën, keni me ma pa sherrin ti e kryetari”

news image

Drejtoresha e Financave në Komunën e Mitrovicës, Igballe Islami është kërcënuar sot nga një person lidhur me procedurat e përmbarimit në sektorin e tatimit në pronë, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari I.M,, e ka telefonuar Islamin duke i thënë se do të ngritë kallëzim penal ndaj saj dhe do t’i përdorë të gjitha rrugët ligjore për shkak të procedurave për këtë proces.

Në mes të tjerash, sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë, i dyshuari e ka kërcënuar drejtoreshën me fjalët “nuk ke me gëzu atë vend të punës që e ki, ki me ma pa sherrin mua ti dhe kryetari, ka me kall komunën”.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Policia është njoftuar lidhur me rastin, por ende nuk është kapur i dyshuari.

/GazetaSinjali/