image Keqpërdorimet me subvencione, ministri Peci thotë se kanë dërguar në Prokurori mbi 400 lëndë

Drejtësi

Keqpërdorimet me subvencione, ministri Peci thotë se kanë dërguar në Prokurori mbi 400 lëndë

news image

Bujqësia kosovare vazhdon të mbetet e pazhvilluar, pasi që nga përfundimi i luftës në Kosovë, numër i madh i banorëve braktisën zonat rurale duke zbritur në qytete të zhvilluara.

Në mos zhvillimin e këtij sektori kanë ndikuar edhe shumë çështje tjera, si mungesa adekuate e mbështetjes nga shteti dhe dallaveret me subvencione.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha për Gazetën Sinjali në vitin e kaluar e kanë shndërruar fermerin e Kosovës si më të përkrahurin në rajon.

Sipas tij me subvencione kanë përkrahur 28 mijë e 222 fermerë përfitues me 61.8 milionë euro.

“Për herë të parë brenda vitit kalendarik dhe fiskal janë ekzekutuar të gjitha pagesa”, tha Peci.

Ministri ka treguar se gjatë vitit 2022 janë ndarë 26 milionë euro grante për 472 fermerë e mbështetje tjera.

Ai më tej theksoi se kanë avancuar politikat bujqësore dhe kanë ofruar dëshmi të qeverisjes transparente dhe të pa-korruptueshme në ministri.

“Qartë, fermerin e kemi afruar me Ministrinë. I është dhënë fund keqpërdorimeve me grante dhe subvencione. Janë dërguar mbi 400 lëndë në Prokurori, të cilat kanë të bëjnë me dyshimet për keqpërdorime të subvencioneve nga viti 2015 e këndej”, tha Peci për Gazetën Sinjali.

Më tej ai tha se mbështetja që do të ofrojë Ministria më nuk do të jenë kurrë aset për manipulime politike e as nuk do të përdorët për të pasuruar dikë”, tha Peci.

Ministri i Bujqësisë më tej tha se pasurimet e individëve të caktuar në të kaluarën e kanë varfëruar fermerin e vërtetë. Në këtë drejtim, siç tha ministri Peci ndjehet i kënaqur kur sheh se si mbështetja për fermerin bëhet pa selektime politike dhe pa diskriminime.

“Denoncimi dhe demaskimi i keqpërdoruesve të pronës ka marr drejtimin e duhur. Bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë është shumë i nevojshëm, për çka jemi mirënjohës”, tha ministri Peci.

Ai thotë se bujqësia, pylltaria dhe zhvillimi rural në Kosovë, më kurrë nuk do të trajtohen si margjina sektoriale siç kanë bërë qeveritë e kaluara.

/GazetaSinjali/