U prezantua me bujë të madhe, por Lukaku nuk po arrinë t’i përmbushë pritshmëritë.
Chelsea fitoi të shtunën në “Selhurst Park” me rezultat 1:0 ndaj Crystal Palace, me golin e Hakim Ziyech, por ajo që ra në sy ishte paraqitja e sulmuesit belg.
Ish-futbollisti i Interit, deri tani ka shënuar vetëm pesë gola, por ajo që e bën më alaramante formën e tij, është fakti se në ndeshjen e fundit ai ka arritur të prek topin vetëm shtatë herë.
Sipas OptaJoe, ky është numri më i ulët i kontaktit me topin i një lojtari brenda lojës që nga sezoni 2003/04.
Në 45 minutëshin e parë Lukaku kishte kontakt me topin vetëm dy herë.
Që prej rikthimit të tij në Londër, Lukaku ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij.