Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, ku viktimë ka mbetur një person.
Viktima është një i pastrehë që është përplasur nga makina në hyrje të qytetit. Ai u dërgua në spitalin e Lezhës, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje doli grupi hetimor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:50, në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, në Balldre, shtetasi G. B. duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar një këmbësor akoma të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.