Kepa Arrizabalaga është prezantuar sot zyrtarisht si portier i ri i Real Madridit.
Portieri spanjoll u transferua për ta zëvendësuar portierin belg, Thibaut Courtois, i cili pësoi një lëndim të rëndë në stërvitje ku do të mungojë për disa muaj.
Marrëveshja është vetëm huazim për 1-sezon, pa opsion blerje.
Megjithatë, portieri Kepa nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u transferuar te klubi permanent në mënyrë të përhershme, raporton Sinjali Sporti.
Ai e ka quajtur Real Madridin si një klub legjendar dhe ka thënë se shpreson që klubi të bindet me paraqitjet e tij dhe ta mbajë atë edhe pas huazimit.
“Shpresoj që me paraqitjet e mia Real Madridi do të vendosë të më mbajë pas huazimit. Ky klub është legjendar”, ka deklaruar ai.