image “Keni me pa ju se kush jemi ne”, dy persona i ikin me veturë policëve, arrestohen në Malishevë

Siguri

“Keni me pa ju se kush jemi ne”, dy persona i ikin me veturë policëve, arrestohen në Malishevë

news image

Dy persona janë arrestuar sot në oborr të shtëpisë së tyre në Malishevë pasi tentuan t’i ikin Policisë dhe më pas i ofenduan dhe kërcënuan ata, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga Policia e rajonit të Gjakovës, i kanë thënë Sinjalit se sot gjatë orës 14:00 derisa ishin në pikë kontrolli i kishin dhënë shenjë një veture që të ndalej. Mirëpo ata kishin ikur.

Policia njofton se i kanë ndjekur ata deri në oborrin e shtëpisë e më pas i kanë arrestuar edhe pse ata kanë tentuar të hyjnë në shtëpi.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë shfaqur rezistencë gjatë arrestimit dhe i kishin kërcënuar dhe ofenduar zyrtarët policorë.

Keni me pa ju se kush jemi ne, për këtë pune keni me pas punë privatisht me neve”, kishin thënë ata.

Zëdhënësi i Policisë, Nysret Gjurkaj tha për Sinjalin se arsyeja e veprimit të tyre ishte mosposedimi i patent shoferit.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/