Pak javë më parë, Elvana Gjata publikoi projektin e saj më të ri, “Loti”.
Kënga me videoklip erdhi pas albumit “Çelu” dhe u pëlqye shumë.
Brenda pak ditësh, klipi ka marrë miliona klikime në YouTube.
Kënga u prit mirë, jo vetëm nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj, përfshirë këtu edhe artisten me famë ndërkombëtare, Inna.
Rumunja bukuroshe ka mbështetur Elvanën në këtë projekt të ri dhe kjo e fundit nuk mund të ishte më e lumtur!
Inna publikoi një pjesë të klipit në InstaStory dhe këngëtarja shqiptare, tepër e entuziazmuar, e ka ripostuar duke shkruar: “Kjo më zbukuroi ditën! Faleminderit mbretëreshë! Të dua!”.
Mirëpo, si duket Inna është fiksuar aq shumë me këtë këngë dhe ka publikuar para disa orësh një video në makinë me mikeshat e saj duke shijuar sërish këngën e Elvanës.
Të njëjtin postim, këngëtarja shqiptare e ka ripostuar në InstaStory, duke lënë të kuptohet se i është bërë dita njëmijë.
“Shqipja jote tingëllon shkëlqyeshëm. Kur po këndon shqip më kënaq”, ka shkruar Elvana krahas videove ku Inna këndon së bashku me shoqet e saj këngën e suksesshme./Gazeta Sinjali/