image Këngëtarja e njohur merr pjesë në "Kënga Magjike" pas pesë vitesh

Muzikë/ Këngëtarja e njohur merr pjesë në “Kënga Magjike” pas pesë vitesh

news image

Festivali i njohur ‘Kënga Magjike’ ka nisur dhe këtë vit, në edicionin e tij të 21. Për herë të parë publiku ka të drejtë votimi dhe do të votojë për artistët “Big”, ndërkohë që juria për artistët e rinj. Juria përbëhet nga Enkel Demi, Arben Skënderi, Jonida Maliqi dhe Armend Rexhepagiqi.

Prej javësh konkurrentët janë komentuar së tepërmi në rrjet dhe vetëm së fundmi burime nga ‘News.31’ kanë zbuluar një tjetër pjesëmarrëse. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur shqiptare, Jehona Sopi.

Jehona i ka munguar skenës së ‘Këngës Magjike’ për plot 5 vite. Ajo pati konkurruar me baladën e famshme “Të shkuara”, ndërsa këtë vit nuk dihet se cili do të jetë zhanri muzikor që do të sjellë./Gazeta Sinjali/