Vetëm pak kohë pas albumit ‘Çelu’, Elvana Gjata i surprizoi fansat me publikimin e këngës së saj të re ‘Loti’, përcjell Gazeta Sinjali.
Që pas publikimit, kënga mori kritika të mira dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e këngëtareve të huaja, siç është INNA.
Këngëtarja ka shpërndarë në profilin e saj në instagram një pjesë të këngës ku shkruan ‘Kjo është flori’.
INNA është shumë e njohur për këngët e saj që prej vitesh janë kthyer në hite ndërkombëtare, siç janë ‘Sun me Up’; ‘Déjà vu’; ‘Hot’, etj.
Ky veprim ka qenë shumë emocionues dhe domëthënës për Elvanën, e cila e ka ri-postuar në profilin e saj, duke falenderuar këngëtaren për mbështetjen./Gazeta Sinjali/