Këngëtarja e njohur me famë botërore, Billie Eilish ka triumfuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.
18-vjeçarja në këtë ceremoni është shpërblyer me pesë çmime: “Artisti më i mirë i ri”, “Incizimi i vitit”, “Albumi i vitit”, “Kënga e viti” dhe “Albumi më i mirë pop”, shkruan Gazeta Sinjali.
Eillish është këngëtarja më e re në moshë që ka fituar çmimin e albumit më të mirë, pasi që këtë rekord deri më tani e mbante këngëtarja, Taylor Swift, e cila fitoi këtë çmim në moshën 20 vjeçare.
Në këtë ceremoni u nderua edhe legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, i cili vdiq dje në një aksident me helikopter./Gazeta Sinjali/