Alban Skenderaj është artisti ifundit që ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për triumfin në zgjedhje.
Teksa numërimi i votave ka kaluar 98% partia fituese e zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje, me një rezultat të ngushtë krahas partisë së dytë LDK-së.
Kryetari i partisë dhe kryeministri i ardhshëm i qeverisë së Kosovës ndër të tjera ka marrë edhe urimet nga fytyra të shumta të shoubzit.
I fundit është Alban Skenderaj i cili i kushtoi një tekst bukur të gjatë Albinit për sakrificat dhe vullnetin e hekurt që kishte gjatë rrugëtimit të tij si politikan./Gazeta Sinjali/