image Këngëtari i njohur akuzohet se vodhi këngën që këndoi në "Kënga Magjike"

Showbiz/ Këngëtari i njohur akuzohet se vodhi këngën që këndoi në “Kënga Magjike”

news image

Dje u prezantuan këngëtarët e radhës që aspirojnë vendin e parë në “Kënga Magjike 2019”!

Mes tyre ishte edhe këngëtari Korab Shaqiri i cili sot akuzohet se kënga me të cilën konkurron në festival është e kopjuar.

“Anabel.al”, shkruan se një ndjekëse ka vënë re një ngjashmëri të madhe mes këngës së tij “Fenomen” dhe asaj të artistit serbo-maqedonas Lozano që titullohet “Kilometri” e publikuar në mars 2018.

“Lozano-Kilometri dhe Korab Shaqiri-Fenomen, lejohen edhe vjedhje ose marrje me qira. Nuk është e ngjashme, është e njëjta në shqip”, shkruan një komentuese.

Muzika e krijuar nga Korabi, ka një ngjashmëri të paparë, ndërsa sa i përket tekstit, ai është i ndryshëm./Gazeta Sinjali/