Në koncertin e Capital T, “Time Capsule” tërhoqi vëmendjen mungesa e një sërë emrave të njohur të skenës që nuk ishin prezentë dhe që thuhej se do të performonin bashkë me këngëtarin.
Bëhet fjalë për Elvana Gjatën, Dhurata Dorën dhe 2PO2, emrat e të cilëve u përfolën të parët për pjesëmarrje në koncert.
Ende nuk i dimë arsyet e mungesës së tyre, por Capital T nuk i hoqi nga repertori bashkëpunimet me ta.
Ai performoi hitin “Lejla” edhe pse Elvana nuk ishte.
Ndërkohë pjesë e koncertit u bënë Ylli Limani, Majk dhe Alban Skënderaj./Gazeta Sinjali/