Rep-artisti i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Mozzik, gjatë ditës së djeshme publikoi këngën e re në bashkëpunim me rep-artisten gjithashtu të njohur, Taynën.
Kënga e cila titullohet “Edhe ti“, ka arritur që t’i marrë mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube, ende pa u bërë 24 orë, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, ky nuk është suksesi i vetëm që ka arritur ky bashkëpunim qysh në ditët e para. Kënga e Taynës me Mozzikun, ka thyer rekord në Gjermani, duke u renditur e para në listën e këngëve “trend”, teksa ajo e Loredanës renditet në vendin e 32-të.
Në kategorinë e videos muzikore më të klikuar të ditës, Mozzik dhe Tayna renditen në vendin e dytë, ndërsa Loredana në vendin e tretë.
Kujtojmë se kënga “Edhe ti” deri më tani në platformën YouTube numëron mbi dy milionë klikime./Gazeta Sinjali/