Kënga e re e Flori Mumajesit më e kërkuar për këtë javë në “YouTube”Sinjali Kënga e re e Flori Mumajesit më e kërkuar për këtë javë në “YouTube”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Kënga e re e Flori Mumajesit më e kërkuar për këtë javë në “YouTube”

news image

Kënga e re e kantautorit të njohur shqiptar Flori Mumajesi, “Thjesht të du”, është kënga më e kërkuar për momentin në platformën ”YouTube”, në trojet shqiptare.

Kjo është vërtetuar shumë lehtë me një kërkim në këtë platformë, ku të shfaq këngët më të kërkuar të momentit në cilido vend që e shkruani, transmeton Gazeta Sinjali.

Në këtë listë e para renditet “Thjesht të du”, e më pastaj vijojnë këngët “Malli” e Kidës dhe “Dhelpër Dinake” e Mozzikut.

“Thjesht të du” renditet e para me mbi tre milionë klikime në këtë platformë për vetëm një javë, Kida numëron mbi dy milionë klikime, ndërsa Mozzik ka më së shumti klikime në këtë listë, i cili për një javë ka arritur të grumbullojë mbi 6 milionë të tilla./Gazeta Sinjali/