image “Kemi pritur lirimin e Veselit e Thaçit”/ Hoxhaj flet për zgjedhjet e brendshme në PDK

Politikë

“Kemi pritur lirimin e Veselit e Thaçit”/ Hoxhaj flet për zgjedhjet e brendshme në PDK

news image

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se kjo parti ka qenë në pritje të lirimit të ish-kryetarit, Kadri Veseli dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, nga Haga, për zgjedhje të lidershipit.

Sidoqoftë, kryesia e kësaj partie ka vendosur që kryesia e re e saj të zgjedhet më 3 korrik të këtij viti, në kuadër të Konventës Zgjedhore.

Ky vendim, sipas Hoxhajt, erdhi pas debatit që ai ka zhvilluar me degët e kryesinë qendrore të PDK-së, gjatë të cilit është shprehur nevoja për zgjedhjen e një kryesie të re.

“Në kuadër të debatit që e kemi pasë për zgjedhjet lokale është menduar se për PDK-në do ishte një ngjarje mobilizuese zgjedhja e një lidershipi të ri. Natyrisht që ne e kemi situatën krejt tjetër, ne nuk kemi mbërri që të marrim vendim menjëherë pas zgjedhjeve qendrore, të themi që ne do ta zgjedhim kryetarin, për shkak të pikënisjes komplet tjetër e PDK-së.”

“Pikënisja tjetër është që kryetari Veseli është në gjykatë, bashkë me ish-kryetarin Thaçi. Kemi pritë që të mbrohen në liri në Kosovë, ky do të ishte një mobilizim i ri për elektoratin e PDK-së”, ka deklaruar ai në T7./Gazeta Sinjali/