image “Kemi kthim masiv të mërgimtarëve nga vatrat e virusit”

“Kemi kthim masiv të mërgimtarëve nga vatrat e virusit”

news image

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, tha se aktualisht ka kthim masiv të mërgimtarëve nga vatrat e virusit, konkretisht nga Italia.

Ai ka apeluar te organet kufitare që me kujdes të fillojnë ta stabilizojnë situatën në kufi.

“Ka nevojë në kufi njerëzit të vetizolohen…Kemi informata që disa po kthehen prej vatrave të koronavirusit”, tha Elezaj në ‘Pressing’, transmeton Gazeta Sinjali.

“Të gjitha rastet e reja në Malishevë janë lidhje miqësore me Klinën …Të gjithë shkojnë dhe i vizitojnë familjet…Duhet kujdes”, tha ai. /Gazeta Sinjali/