Një këmbësore është lënduar për shkak të goditjes që e ka marrë nga një veturë në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, dje rreth orës 18:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes raportit 24-orësh, policia bën të ditur se ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
“Rr. Ibrahim Rugova, Gjilan, 09.12.2020-18:00. Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, ka goditur këmbësorin-viktimën femër/kosovare me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit dhe pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/