Anëtari i ri i PDK-së, Migjen Kelmendi, tha se pas shumë viteve angazhim si këngëtar dhe gazetar, tanimë me fillimin e gjurmëve të reja në politikë do të jetë edhe argat i popullit.
“Fatkeqësisht këto vite po më dëshmojnë se sado që besoj se e kemi pritjen se me këngë dhe letërsi apo duke qenë gazetar i pavarur në shërbim të publikut mendon se diçka ke kontribuar. Por në parim po them se çka kisha mund me e sjellë prej të kaluarës sime në PDK dhe në publik”.
“ Nëse ne arrijmë ta shndërrojmë nocionin politikan në nocionin siç është në anglisht apo në kulturën perëndimore në shërbyes të interesit të publikut, sepse tek ne kur thuhet politikan mendohet që po do të bësh pare”.
Kelmendi në Zona Zgjedhore në Klan Kosova tha se përmes angazhimit të tij në politikë do të mundohet të sjellë kulturën e shërbyesit të popullit.
“Kjo ku po hymë tash është përpjekja që po atë kontribut që e kemi dhënë në format tjera të japim drejtpërdrejt për publikun duke qenë pjesëmarrës brenda dhe për të krijuar këtë kulturë të shërbyesit publik. “Public Servant” i thuhet në anglisht dhe këtë e shpjegon më së bukuri kultura perëndimore”.