image Kelmendi dhe Gjakova do të bartin flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020

Sporte Luftarake

Kelmendi dhe Gjakova do të bartin flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020

news image

E arta olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi dhe kampioni i Evropës 2021 në xhudo, Akil Gjakova, do të bartin flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Për shkak të barazisë gjinore, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka vendosur që në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, flamurin ta bartin dy sportistë të gjinive të ndryshme.

Kelmendi kishte bartur flamurin edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Rio 2016.

Ekipi olimpik i Kosovës përbëhet prej 11 sportistëve./GazetaSinjali/